Maqedoni
Garancia për fëmijë, në fokus, kujdesi shëndetësor për fëmijët e varfër
14.05.2025 15:49
Fëmijët që rriten në varfëri kanë më shumë gjasa të mbeten të varfër si të rritur, duke e përjetësuar ciklin e pabarazisë....

Në një aktivitet kushtuar përballjes me varfërinë e fëmijëve dhe përjashtimin social, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e UNICEF-it, prezantoi rezultatet e analizës dhe rekomandimet e politikave për një paketë gjithëpërfshirëse shërbimesh, që do të merren në konsideratë në kuadër të Garancisë Evropiane për Fëmijë në Maqedoni. Paketa e propozuar e shërbimeve të Garancisë për Fëmijë synon të sigurojë që çdo fëmijë veçanërisht më i cenueshmi të ketë akses të garantuar në kujdes shëndetësor, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes përmes mbështetjes së koordinuar dhe shumësektoriale.
“Qendra e Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e BE-së, UNICEF-it, ka zhvilluar një plan kombëtar veprimi për të drejtat e fëmijëve 2025-2029, i cili është në fazën e fundit të miratimit. Një nga prioritet e këtij plani është edhe reduktimi i varfërisë së fëmijëve, duke inkorporuar edhe garancinë evropiane për fëmijët, si dhe një rritje prej 15% të ndihmave financiare për fëmijët.”, - deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani.
Fëmijët që rriten në varfëri kanë më shumë gjasa të mbeten të varfër si të rritur, duke e përjetësuar ciklin e pabarazisë, tha Lesli Miller.
“Një në tre fëmijë jeton nën pragun kombëtar të varfërisë. Edhe më shqetësues është fakti që fëmijët kanë një mundësi dukshëm më të madhe të jetojnë, me shumë gjasë, në varfëri sesa të rriturit, dhe 40 për qind e tyre përballen me varfëri shumëdimensionale.”, - theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miller.
Plani Kombëtar i Veprimit për Garancinë e Fëmijëve parashikon forcimin e ofrimit të shërbimeve dhe mobilizimin e fondeve përmes buxheteve kombëtare dhe komunale për zbatimin e tij. Deri në 3 milionë euro janë planifikuar tashmë për futjen e shërbimeve të fokusuara te fëmijët.
ABIBE QAILI
