Botë
ShBA, thirrje Iranit për një marrëveshje të re bërthamore
14.05.2025 16:56
Trampi vazhdon turneun e tij në vendet e Gjirit....

Trampi vazhdon turneun e tij në vendet e Gjirit. Pas një takimi në Arabinë Saudite, që dha një marrëveshje të frytshme armësh me vlerë 142 miliardë dollarë, ai u nis për në Katar. Riadi njoftoi se do të heqë sanksionet ndaj Sirisë për t'i dhënë vendit një shans për paqe. Por, ai gjithashtu i bëri thirrje Iranit që të nisë një rrugë të re dhe më të mirë, duke i bërë presion Teheranit për një marrëveshje të re bërthamore. Pas Katarit, Trampi niset për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
"Unë jam gati t'i jap fund konflikteve të kaluara dhe të krijoj partneritete të reja për një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme, edhe nëse dallimet tona janë të thella. Nëse udhëheqja e Iranit e refuzon këtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse të ushtrojmë presion maksimal dhe të zvogëlojmë eksportet iraniane të naftës në zero.", - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
FITORE DEMOLLI
