Kreu i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta për vizitë në Shkup

15.05.2025 09:17

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta...

Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin, Hristian Mickoski dhe me presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova.

Pas takimit që do të mbahet në Qeveri, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e Mickoskit dhe Koshtës.
 
Koshta paraprakisht i vizitoi Beogradin dhe Sarajevën, ndërsa qëllimi i vizitës së tij rajonale është ta konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj rajonit dhe perpsektivës së vendeve të Ballkanit Peërndimor për anëtarësim në Union.