Futboll

Finalja e katërt e dekadës për Barcelonën

13.05.2015 12:27

Barcelona është në finale të Ligës së Kampionëve. Ekipi katalonas mbreme ka arritur të sigurojë finalen e katërt të Ligës së Kampionëve në dhjetëvjeçarin e fundit të garës elite europiane...

Bayern nisi tepër mirë ndeshjen dhe shënoi heret përmes Mehdi Benatias. Mirëpo, Barcelona u kundërpërgjigj dy herë me anë të Neymarit, që shënoi pas asistimeve të Luis Suarezit për të përfunduar 45 minutëshin 1-2.

Bayern vazhdoi me lojën e tij edhe në pjesë të dytë, kur gjeti golin mjeshtërisht përmes Robert Leëandoëskit, për barazim 2-2.

Ndërsa më vonë Thomas Muller shënoi për 3-2, për tu përshëndetur me fitore nga Liga e Kampionëve, edhepse u eliminuan, pasi që ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultat 3-0 në Camp Nou.

Barcelona në finale do të pret fituesin e përballjes Real Madrid - Juventus që luhet sonte, derisa ndeshjen e parë e fitoi Juventusi me rezultat 2-1.