Dështon seanca e 16-të për konstituimin e Kuvendit
15.05.2025 11:48
Ka dështuar sërish seanca...

Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Për formimin për komisionin për votim të fshehtë kanë votuar 55 deputetë “për”, 1 “kundër”, dhe s ’ka pasur abstenime. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përsëritur thirrjen që Lëvizja Vetëvendosje ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi politik.
Krasniqi ka thënë se është e pakuptueshme se si një kandidate mund të jetë më e rëndësishme se gati 1 milion qytetarë që kanë votuar.
