Konferenca ndërkombëtare "Gjuha në media - kushtet, sfidat dhe perspektivat"

15.05.2025 14:03

Mediat luajnë një rol të fuqishëm...

Mediat luajnë një rol të fuqishëm në formësimin e gjuhës së një komuniteti. Por, sa vëmendje i kushtojnë gjuhës që përdorin, a e çmojnë gjuhën e tyre amtare dhe me çfarë sfidash përballen? Kjo ishte tema kryesore e takimit të 29-të shkencor ndërkombëtar të organizuar nga Instituti i Gjuhës Maqedonase "Kërste Misirkov".

Sipas panelistëve, duhet t’i kushtohet vëmendje përdorimit të saktë të gjuhës, nuk duhet të lejojmë që gabimet të futen brenda, thonë nga Instituti “Kërste Misirkov”. Prandaj, ata theksojnë se gjuha në media është jashtëzakonisht e rëndësishme.

"Varësisht nga cila pjesë e Maqedonisë vjen gazetari, ne menjëherë do ta kujtojmë atë, jo vetëm ne, por edhe të gjithë ata që ndjekin mediat, menjëherë do të vënë re se ai nuk e ka mësuar sistemin vokal dhe fonetik të gjuhës maqedonase. Ekziston edhe një problem në zgjedhjen e fjalorit dialektor, disa mbajnë barrën e fjalorit dialektor me vete dhe të rinjtë duan vërtet të jenë interesant në emisionet rinore, duke përdorur zhargon nga gjuhët e huaja.", - deklaroi Elena Jovanova Grujovska nga Instituti i gjuhës maqedonase.

Gabimet gjuhësore, dialektet, anglicizmat, turqizmat, serbizmat – gabimet janë të zakonshme dhe kjo duhet të ndryshojë, sepse media ka një ndikim të fortë në formësimin e gjuhës së një komuniteti, thonë nga Instituti.

Në Konferencën Ndërkombëtare me temë "Gjuha në media - kushtet, sfidat dhe perspektivat", po ashtu u përmend, që në trendet e reja të globalizimit gjuhësor, më shumë ka mundësi të ndikohen të rinjtë. (Fitim Kryeziu, TVM2)