Basketboll

Lebron James, për epërsi të Cavs. James Harden shpëton ekipin me triple-double

13.05.2015 12:29

Lebron James edhe njëherë tregoi se përkundër mungesave në ekip, ai është i vetmi që mund të bëj gjithçka aty...

Double-double me 38 pikë, 12 kërcime, shto këtu edhe 6 asistime e 3 topa të vjedhur - për fitoren e radhës të Cleveland Cavaliersit në seri për fitoren 106-101.
 
Bashkëlojtari i James, shtoi 25 pikë tjera në fitoren e ekipit të tij.
 
Te Chicagoja, Jimmy Butler u dallua me 29 pikë, ndërsa Derrick Rose u ndalë në 16 pikë e 7 asistime.
 
Nesër mbrëma, Cleveland mund të arrijë për herë të parë finalen e Konferencës Lindore që nga vitit 2009, nëse e mposht në ndeshjen e gjashtë Chicagon në United Center të Chicagos.
 
Houston Rockets para ndeshjes së mbrëmshme ishte 3-1 në disavantash ndaj Los Angeles Clippersit. James Harden, qartazi nuk ndjehej mirë, por sëmundja nuk i pengoi atij që të shënojë triple-double dhe të shpëtoj ekipin e Rocketsit nga eliminimi. Mjekërroshi shënoi 26 pikë, regjistroi 10 asistime dhe 11 kërcime në fitoren 124-103 të Houstonit përballë Clippersit.
 
Dwight Howard i ndihmoi Hardenit për fitoren e ekipit, me 20 pikë e 15 kërcime, derisa seria është 3-2 në të mirë të Clippersit tani.
 
Te këta të fundit, më të dalluar ishin Blake Griffin me 30 pikë e 16 kërcime, si dhe Chris Paul që shënoi 22 pikë e 10 asisitime. Ndeshja e gjashtë e serisë luhet në Los Angeles, ku Clippersi do të ketë rast për të arritur finalen.