Kreu i Këshillit të BE-së, Kosta, në Shkup, Kosta: Përmbushni detyrimet e planit A

15.05.2025 15:25

E ardhmja e RMV-së është në familjen e madhe evropiane...

E ardhmja e RMV-së është në familjen e madhe evropiane. Zgjerimi i BE-së është qëllim i përbashkët dhe ky është investimi më i mirë gjeostrategjik, i cili mund t’i ndodhë RMV-së.

Me këto fjalë iu shpreh presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, kryeministrit, Hristijan Mickoski, pas takimit të përbashkët në Shkup.

Ai edhe njëherë konfirmoi përkushtimin e BE-së, që  vendi ynë të vazhdojë rrugëtimin e tij evropian duke u anëtarësuar tërësisht në BE. Por, për të arritur këtë, tha Kosta, duhet vazhduar me reformat, luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës, korridorin 8 dhe 10 dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese konform marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarinë.

“E di, se sa kjo gjë është e vështirë. Por, unë gjithmonë i falënderoj RMV-së për përkushtimin e dhënë, hapat dhe gjithë punën që ka ndërmarr Qeveria në të kaluarën në këtë drejtim, për t’iu përafruar negociatave, por tani është koha për të përmbyllur të gjithë procesin. Mickoski e di se mund të mbështet tek unë dhe BE-ja për të lehtësuar këtë proces ku përfundimisht do të hapim një flet të re dhe do të shkojmë para. Dhe kur më pyesni se çfarë garancie kemi!? Është më së e qartë se ajo që është dakorduar, është dakorduar dhe nuk ka hapësirë për të negociuar diçka tjetër.”, - deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Mickoski: Detyrimet t’i përmbushin të dyja palët

Kryeministri, Hristijan Mickoski, iu përgjigj Kostës se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave të nevojshme që hapin rrugën drejt negociatave, por kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese, Mickoski vlerëson se integrimi nënkupton vlera, ndërsa vlerat nënkuptojnë konsensus, ku krijohen kushtet për të hapur rrugë me dy kahje deri në marrëveshje përfundimtare. Kosta qetëson Mickoskin. Askush nuk do të ketë kërkesa shtesë, përveç ajo që jeni dakorduar më herët. Përmbushni ato.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor. Ne nuk do ta pranojmë atë, derisa nuk shohim vullnet të mirë dhe përmbushje nga pala tjetër. Nuk mundemi ne për të satën herë të ndryshojmë Kushtetutë, pa pasur paraprakisht qëndrim të qartë nga pala bullgare. Askush tek ne nuk ka problem që në preambulë të përfshihen kroatët, malazezët, sllovenët dhe të tjerët, sepse kemi marrëdhënie të mira parimore me ato vende. Ne nuk jemi Qeveri apo qytetarë të tillë, mirëpo po, kemi problem dhe prandaj dëshirojmë të bisedojmë të zgjidhim këtë problem. Kjo çështje është rrugë me dy kahje. Nëse njëra palë vazhdimisht përmbush, e tjetra palë jo, atëherë nuk ka qëllim dhe poentë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

“Nuk duhet të nënvlerësojmë planin A dhe patjetër duhet të fokusohemi në përmbushjen e planit A. Ne e dimë se cilat janë kriteret e Kopengahës, i dimë se cilat janë vendimet e mëhershme të KE-së dhe madje e dimë se çfarë është dakorduar në 2022 dhe patjetër e kemi të arrijmë atë. Unë në mënyrë të përkryer e kuptoj Mickoskin kur thotë se veç më keni ndryshuar flamurin, emrin e shtetit, Kushtetutën, por tani duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të kërkojë asgjë më shumë se sa ajo që është dakorduar më herët.”, - u shpreh presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Vizita e Antonio Kostës është në kuadër të vizitave të tij të parashikuara rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Paraprakisht Kosta vizitoi Beogradin dhe Sarajevën. (Rexhep Qamili, TVM2)