Maqedoni

LSDM: Standardi i qytetarëve po bie

15.05.2025 15:43

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar Qeverinë...

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar Qeverinë dhe institucionet e vendit për rritjen e çmimeve. Sipas tyre, standardet e qytetarëve po bien, ndërsa Qeveria nuk ka zgjidhje dhe qytetarët lihen të kujdesen vetë për veten e tyre.
 
Deklarimi i fundit i Mickoskit se nuk është në dijeni për shtrenjtimin e çmimeve, tregon pranimin e politikave të dështuara qeveritare, thonë nga LSDM. 
 
“Jeta po bëhet më e shtrenjtë dhe pagat nuk po lëvizin. Vaji i gatimit, qumështi, buka, vezët - produktet ushqimore bazë - janë të gjitha më të shtrenjta dhe se tre paga minimale janë tashmë të nevojshme për të mbijetuar. Njerëzit mezi ia dalin mbanë çdo muaj, ndërsa Qeveria gostitet me mango, dhe oktapodë. Këto që po themi nuk janë statistika, ky është realiteti i hidhur i njerëzve në Maqedoni.
Kryeministri nuk e dinte që çmimet ishin rritur, kështu që do të kishte pritur të shihte se cilat do të ishin analizat dhe pastaj do të kishte reaguar. Kjo nuk është thjesht e pavlerë, por një pranim i drejtpërdrejtë i politikave të dështuara qeveritare dhe i shpërfilljes totale të standardit të jetesës së njerëzve.”, - deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Kristina Kostova.
 
FITIM KRYEZIU