Maqedoni

Dita ndërkombëtare e familjes, Limani: Krijojmë politika për mbrojtjen e familjes

15.05.2025 16:02

Me rastin e 15 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ministri për Politikë Sociale...

Me rastin e 15 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Fatih Ulusoj, riaformuan marrëdhëniet miqësore me përkushtim të përbashkët për përparimin e familjes si vlerë themelore dhe shtyllë e shoqërisë.
 
Ministria është duke zbatuar në mënyrë aktive një sërë iniciativash të rëndësishme, me qëllim avancimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbështetjes së familjeve, deklaroi Limani.
 
“Familja përfaqëson burim të stabilitetit, dashurisë dhe solidaritetit, dhe për këtë arsye bashkëpunimi ynë është i përqendruar në krijimin e politikave që do të mbështesin forcimin e saj, përmes shërbimeve sociale, mbështetjes për gjeneratat e reja dhe zhvillimit të masave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Si institucion, detyra jonë themelore është të sigurojmë mbështetje për të gjitha format e familjes dhe të përmbushim nevojat e tyre të ndryshme.”, - deklaroi ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani. 
 
Ulusoj: Tendencë në rritjen e diskursit negativ
 
Ka rëndësi në ruajtjen e vlerave familjare dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të qëndrueshme, deklaroi ambasadori i Turqisë.
 
“Diskursi negativ i drejtuar për vlerën dhe rëndësinë e familjes dhe martesës tregon një tendencë në rritje në të gjithë botën dhe këto vlera zhvlerësohen qëllimisht nga qarqe të caktuara. Prandaj, forcimi i integritetit dhe funksionalitetit të institucionit të familjes dhe sigurimi i paqes, lumturisë dhe mirëqenies së anëtarëve të familjes do të kontribuojnë në sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për mbarë njerëzimin.”, - theksoi ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoj. 
 
Dita e familjes është një rikujtim se pikërisht në familje mbështeten vlerat që e shtyjnë përpara një shoqëri. 
 
ABIBE QAILI