Maqedoni

Një pjesë nga bulevardi "Teodosij Gologanov" i mbyllur për komunikacion

13.05.2015 12:32

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore sot dhe nesër tërësisht do të mbyllet për komunikacion aksi rrugor...

Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore sot dhe nesër tërësisht do të mbyllet për komunikacion aksi rrugor në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov" nga udhëkryqi me rrugën "Moskovska" deri te udhëkryqi me bulevardin "8 Shtatori".
 
Autobusët e transporti publik të qytetit në linjën e autobusëve me numër A4 në drejtim të Qendrës drejt Taftalixhes 2, do të orientohen në bulevardin 8 Shtatori, bulevardin Aradhët Partizane dhe nëpër rrugën Moskovska. Në drejtim nga Taftalixhja 2 drejt Qendrës autobusët do të lëvizin përgjatë rrugës së njëjtë, në drejtim të kundërt.
 
Autobusët e linjave 5 dhe 5A në drejtim nga Qendra drejt Gjorçe Petrovit do të orientohen drejt bulevardit 8 Shtatori, bulevardit Aradhet Paritzane, rruga Moskovska  dhe do të vazhdojnë përgjatë rrugës së tyre, nëpër bulevardin Metorpolit Teodosij Galaganov. Në drejtim të kundërt do të lëvizin në rrugën e njëjtë dhe pastaj do t'i shfrytëzojnë stacionët e autobusëve.
 
Qyteti i Shkupit apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë regjimin e përkohshëm të komunikacionit  dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor./mia