Maqedoni

MPB me apel për kremtimin e maturës: Pa vetura, pa alkool dhe pa drogë!

15.05.2025 17:42

Në kremtimin e maturës “Pa automjet!”, “Pa konsumimin e alkoolit!”...

Në kremtimin e maturës “Pa automjet!”, “Pa konsumimin e alkoolit!”, “Pa përdorimin e mjeteve narkotike!”, “Pa prishjen e rendit dhe qetësisë publike!”, apelon MPB-ja përmes një kumtese për media.
 
Statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit.
 
Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë të rinjtë – maturantët, të cilët më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre. Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion është kryesisht e të rinjve, por edhe e prindërve të tyre.
 
“Mos u lejoni fëmijëve tuaj të shkojnë në kremtimin e mbrëmjes së maturës me automobil. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale.”, theksohet në apelin e MPB-së.