Borë në mes të pranverës në Kosovë

16.05.2025 10:37

Jemi në mesin e muajit maj...

Jemi në mesin e muajit maj, ndërkohë reshje bore janë shënuar sot në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Pamjet nga terreni tregojnë shtresa dëbore mbi tokë, ndonëse pranvera është në kulmin e saj.
 
Reshjet e borës në këtë periudhë janë të pazakonta për këtë rajon, por jo të paprecedentë në lartësitë malore, ku temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta.
 
Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa zona malore të Kosovës, duke sjellë reshje të shiut dhe rënie të temperaturave.