Gjendja e rrugëve në vendin tonë
16.05.2025 11:37
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet...

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa, njoftuan në mëngjes nga LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
“Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale në fshatin Bashino është e mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni. Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 17 prill 2025 është lëshuar për qarkullim për automjetet deri 3,5 ton”, njoftojnë nga LAMM.
