Tetovë, pritet vendim për spitalin modular

16.05.2025 12:20

Në Gjykatën në Tetovë...

Në Gjykatën në Tetovë pritet të jepet vendimi për spitalin modular në Tetovë, në të cilin humbën jetën 14 persona që po trajtoheshin për koronavirus.

Seanca kryesore dëgjimore për rigjykimin e kësaj çështjeje u mbajt të hënën. Seanca përfundoi me fjalët përfundimtare nga Prokuroria, mbrojtja e të pandehurve, Florin Besimi, Artan Etemi dhe Spitali Klinik i Tetovës, si dhe përfaqësuesit e personave që humbën jetën si pasojë  e zjarrit.

Gjykatësi Rexhep Musa njoftoi se do ta shpallë vendimin sot.

Në argumentet e saj përfundimtare, Prokuroria pretendon se provat e ofruara gjatë gjyqit konfirmuan se dy drejtorët nuk instaluan aparate për fikjen e zjarrit në objekt dhe kështu kryen akte të rënda kundër sigurisë publike.

Prokurori publik kërkoi që dy ish-drejtorët e spitalit të Tetovës të shpallen fajtorë.