Rute për takimin Ukrainë - Rusi në Stamboll: Putini gaboi që dërgoi delegacion të ulët
Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian...

Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, foli për takimit që do të mbahet në Stamboll për armëpushimin Ukrainë - Rusi.
Ai e cilësoi të gabuar vendimin e presidentit rus për të dërguar në Stamboll një delegacion të nivelit të ulët, ndërsa tha se delegacioni ukrainas është i aftë.
“Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia është mbi të. E njoh shumë mirë që kur kam qenë kryeministër i Holandës, bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit kanë dërguar një delegacion mjaft të prirë për të arritur paqen. Jam i lumtur për rolin që ka marrë ShBA-ja për të zhbllokuar situatën.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
