Shqipëria në BE në 2030? Kallas për aderimin e Shqipërisë në BE: Bën progres të shkëlqyer me reformat

16.05.2025 14:22

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas...

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një deklaratë për mediat para nisjes së punimeve të Komunitetit Politik Evropian, ka vlerësuar me nota pozitive reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

E pyetur se a do të hyjë Shqipëria në BE në vitin 2030, Kallas tha se Shqipëria po bën progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reformat, por nga ana tjetër dhe BE duhet të bëjë hapat e duhur.

“Nga ana jonë duhen bërë hapat e duhur. Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, por ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë  dhe nuk ka qenë më parë dhe kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe BE-së, sa i takon fuqisë ekonomike dhe gjeopolitike.”, - deklaroi shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas.