Takimi Mucunski – Rajsinger, mbështetje për integrimin e Maqedonisë në BE
16.05.2025 15:19
RMV-ja deri më tani ka bërë shumë lëshime...

RMV-ja deri më tani ka bërë shumë lëshime dhe përmbushje të obligimeve, të cilat janë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe se vendi ynë do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje rreth çështjes maqedonase-bullgare, tha mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Timço Mucunski, gjatë takimit që realizoi me ministren e Jashtme austriake, Beate Meinl Rajsinger, në Shkup. Mucunski po ashtu theksoi se çështjet dypalëshe nuk do të lejohen të bëhen përsëri pengesë në rrugën evropiane dhe se udhëheqësia më e lartë shtetërore e vendit është e gatshme të ulet në bisedime me palën bullgare, por edhe me faktorin ndërkombëtar, për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.
“Nuk ka asnjë dilemë rreth përkushtimit tonë në rrugën evropiane dhe këtë po e dëshmojmë me vepra, siç është nënshkrimi i marrëveshjes për siguri me Bashkimin Evropian, vend lider në plotësimin e agjendës evropiane. Integrimi ynë në BE është plani A dhe s’ka tjetër, dhe ne kërkojmë nga BE-ja që çështjet bilaterale mes të dyja vendeve të mbesin bilaterale. Po kërkomë zgjidhje, e cila do të na tregojë qartësi në rrugën tonë drejt BE-së dhe kjo zgjidhje racionale do të ishte e pranueshme për të gjithë. Por, nuk jemi të gatshëm të pranojmë të tilla koncesione dhe marrëveshje, të cilat do të në shtyjnë të kthehemi përsëri në këtë gjendje.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
Por, ministrja e Jashtme austriake, Beate, megjithatë kërkoi që RMV-ja të bëjë edhe pak lëshime dhe ndryshime, deri sa të arrihet integrimi i plotë i vendit në BE dhe se faktori ndërkombëtar duhet t’i vlerësojë lëshimet të cilat janë bërë deri më tani dhe se BE-ja nuk është e plotë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
"RMV-ja duhet të bëjë edhe disa hapa dhe jam plotësisht e vetëdijshme se deri më tani keni bërë një rrugë të gjatë, por duhet ta kuptoni se duhet edhe disa gjëra t’i bëni. Po ashtu dua të theksoj se BE-ja ka interesim që ta përkrahë këtë proces dhe ta përkrahë RMV-në dhe të mos vendos edhe ndonjë kusht shtesë tek RMV-ja në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në BE. Kjo është një rrugë e gjatë, por qëllimi është shumë fisnik, që të kemi një ardhmëri të përbashkët evropiane dhe në si vend do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta përkrahim vendin tuaj drejt integrimit në BE.”, - theksoi ministrja e Jashtme austriake, Beate Meinl Rajsinger.
Por, edhe ministrja e Jashtme evropiane u dakordua se Bashkimi Evropian po shqyrton atë që është bërë deri më tani në Maqedoni dhe detyra e Unionit është të sigurojë që çështjet dypalëshe të mbeten dypalëshe dhe jo një frenim në rrugën e integrimit evropian për RMV-në. (Fitim Kryeziu,TVM2)
