Maqedoni
Lëvizja qytetare "Kush është i radhës?!”: Dy muaj nga tragjedia në Koçan, të zbardhet rasti
16.05.2025 15:57
Para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup është vendosur një pankartë...

Para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup është vendosur një pankartë, me të cilën Lëvizja qytetare “Kush e ka radhën?!” përkujton ngjarjen tragjike që ndodhi në Koçan dy muaj më parë. Prej këtu ata adresuan mesazhin për nevojën e drejtësisë pa dallim dhe llogaridhënies për korrupsionin sistemik.
Siguria është një e drejtë themelore dhe ne nuk do të ndalemi së luftuari derisa institucionet të fillojnë t'u shërbejnë me të vërtetë qytetarëve, ishte porosia e Lëvizjes “Kush e ka radhën?!”.
“Këtë pankartë, që sot e lëmë këtu nuk është guerilë e thjeshtë, kjo është fotografia e sistemit, fotografia e padrejtësisë, fotografia e pakujdesisë institucionale me dekada. Sot kjo pankartë le të jetë inspirimi ynë që të mos lejojmë t'i ndodhë asnjë gjenerate të ardhshme. Të mos lejojmë që dhimbja të bëhet shprehi. Në këto dy muaj humaniteti humbi.”, - theksoi Bjanka Kallajxhiska nga Lëvizja qytetare "Kush është i radhës?!”.
Në aksionin për përkujtimin e viktimave dhe të lënduarit, para Prokurorisë Publike, nga kjo Lëvizje, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shtunën t'i bashkohen "Marshit për Engjëjt" në Koçan, që do të fillojë në ora 16:05 minuta.
FLORIJE KAMBERI
