Botë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian: Liderët e kontinentit priten nga kryeministri, Rama

16.05.2025 16:56

Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, mblodhi në Tiranë 47 liderë...

Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, mblodhi në Tiranë 47 liderë nga mbarë kontinenti.
 
Kryeministri, Edi Rama, i priti një nga një liderët, ndërsa moti me shi nuk e favorizoi aspak këtë event.
Më pas punimet e samitit nisën me seancën e parë plenare, ku i pari foli kryeministri, Rama, i cili e vuri theksin te paqja.
 
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta tha se rendi botëror po minohet dhe shtoi se BE-JA pa mbrojtje, është thjesht një iluzion.
 
Më herët, presidentja Vjosa Osmani kritikoi Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Kosovës.
 
Tema e këtij Samiti është lufta në Ukrainë dhe aftësitë mbrojtëse të BE-së në raste kërcënimesh të ndryshme.
 
Pjesëmarrës janë përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe liderët më të rëndësishëm të Evropës, përfshirë Erdoganin dhe Zelenskin.
 
LULJETA NDOKA