Botë

Konflikti Rusi – Ukrainë, përpjekje të reja për arritjen e një marrëveshje paqeje

16.05.2025 17:38

Përpjekjet për negociata paqeje për gati 3 vite me radhë midis Moskës dhe Kievit...

Përpjekjet për negociata paqeje për gati 3 vite me radhë midis Moskës dhe Kievit, në Stamboll zgjatën për më pak se dy orë. Përfaqësuesit thanë se as që kishte fillim negociatash në këtë takim, sepse Zelenski refuzoi të ulet në tryezë me delegacionin rus pa prezencën e presidentit rus, Putin, sepse përfaqësuesit rusë besojnë se nuk janë kompetentë për të marrë vendime.
 
“Delegacioni mbërriti në Stamboll për të zhvilluar negociata të drejtpërdrejta dypalëshe me Ukrainën pa parakushte. Tashmë kemi zhvilluar një takim të frytshëm me kreun e Ministrisë së Jashtme turke dhe kemi sqaruar qëndrimin tonë.”, - deklaroi ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinski.
 
Në Stamboll ndodhet edhe sekretari i shtetit, Rubio, por ai nuk do të marrë pjesë në bisedimet me delegacionin rus, pasi më herët kishte deklaruar se nuk kishte pritshmëri të mëdha deri në takimin e Trampit dhe Putinit. Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga drejtori i Planifikimit të Politikave, Majkëll Anton.
 
“Do të takohem me ministrin e Jashtëm dhe delegacionin ukrainas - një delegacion i nivelit të lartë nga Ukraina. Dikush nga ekipi ynë do të përfshihet në bisedimet për Rusinë. Ata dërguan një grup të nivelit më të ulët. Besoj se ato bisedime do të jenë midis Ukrainës dhe Rusisë me homologët tanë turq dhe dikë nga ekipi ynë në nivelin e duhur.”, - theksoi sekretari i shtetit i ShBA-së, Marko Rubio.
 
Zelenski, i cili u largua nga Turqia, tha më parë se ai i kishte dhënë tashmë një mandat ekipit të tij për të diskutuar një armëpushim, i cili është një prioritet në agjendën e negociatave të para të drejtpërdrejta që nga viti 2022.
 
"Ata do të kenë një mandat për të diskutuar një armëpushim, ky është numri një. Edhe pse unë ende besoj se Rusia vazhdon ta trajtojë këtë takim në mënyrë joserioze dhe nuk dëshiron t'i japë fund luftës, unë ende shpresoj se ata të paktën do të demonstrojnë diçka gjatë takimit.", - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Negociatat e paqes midis Kievit dhe Moskës u kthyen në një pritje të gjatë, pasi Putini nuk u paraqit pa shpjegime dhe Zelenski refuzoi të ulet në tryezë me delegacionin rus, i cili beson se nuk është kompetent për të marrë vendime.
 
Ndërkohë, Medinski këmbënguli se ekipi i Kremlinit kishte të gjitha kompetencat e nevojshme. Këto janë negociatat e para të drejtpërdrejta që nga fillimi i luftës, kur u mbajtën disa takime në Turqi, por pa një marrëveshje paqeje.
 
FITORE DEMOLLI