Bashkim Rama emërohet ambasador i Shqipërisë në Shkup
Diplomati i karrierës Bashkim Rama është emëruar Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Shkup...

Diplomati Rama është drejtor i Drejtorisë të rajonit dhe vendeve fqinje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe është një prej njohësve më të mirë të situatës në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit.
Ekselenca e tij, Bashkim Rama ka një karrierë të begatë në diplomacinë shqiptare, ka qenë Drejtor i akademisë diplomatike, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikë dhe diplomaci, profesor i teorisë dhe praktikës diplomatike në disa universitete në rajon si dhe rektor i Universitetit ndërkombëtar të Strugës.
Bashkim Rama ka qenë ish ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bullgari, në Gjermani dhe në Kosovë.
Diplomacia shqiptare kohën e fundit në Maqedoni ka qenë e vakët pasi Shqipëria nuk kishte ambasador në Shkup për shkak të vdekjes së ambasadorit paraprak Petrit Bushati.
