Maqedoni
Parashikimi i motit
17.05.2025 11:30
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e shprehur përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 22°C.
Në Shkup, pjesërisht i vranët, me mundësi për shi të lehtë në disa pjesë të luginës gjatë pasdites. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5°C, ndërsa maksimale do të arrijë në 22°C.
