Botë

Putini zgjat planin e mbrojtjes së Rusisë me dy vjet

17.05.2025 12:02

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjatur strategjinë aktuale të mbrojtjes së vendit deri në vitin 2027...

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjatur strategjinë aktuale të mbrojtjes së vendit deri në vitin 2027, raportoi media ruse, sipas “Kyiv Independent”.
 
Zgjatja e planit aktual të mbrojtjes, fillimisht e vendosur për vitet 2021-2025, u konfirmua nga Kremlini, megjithëse detajet specifike mbeten të klasifikuara.
 
Plani u miratua në janar 2021, pak më shumë se një vit përpara se Rusia të niste pushtimin e saj të plotë të Ukrainës.
 
Dokumenti pasoi planin e mëparshëm të mbrojtjes të miratuar në nëntor 2015, i cili ishte i vlefshëm deri në vitin 2020.
 
Koha e zgjatjes së planit të mbrojtjes, erdhi vetëm disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky dhe delegacioni ukrainas mbërritën në Turqi, më 15 maj – përpara bisedimeve të planifikuara Rusi-Ukrainë në Stamboll.