Botë

Izraeli në ofensivë e re në Gazë dhe Jemen

17.05.2025 12:50

Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re në Rripin e Gazës, bëhet e ditur....

Ushtria izraelite filloi ofensivën e re luftarake në enklavën, duke nisur një sërë sulmesh mbi territorin e Ripitit të Gazës, që kanë lënë të vdekur më shumë se 100 persona. Operacioni ka për qëllim të marrin kontrollin mbi të gjitha pikat e rëndësishme strategjike të tyre, duke i detyruar në këtë mënyrë të lirojnë pengjet e mbajtura. Përveç kësaj forcat ushtarake izraelite sulmojnë edhe portet në Jemen, të cilët sipas tyre, kanë qenë nën kontroll të plotë të Huthëve.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe nuk do të lejojmë që Huthët të na dëmtojnë. Ata mjaftë na shkaktuan shumë dëme, duke e angazhuar e gjithë udhëheqësinë dhe infrastrukturën që ata po e përdorin kundër nesh. Sigurisht e dini se Huthët janë vetëm një segment, ndërsa ai i cili qëndron mbrapa tyre dhe u jep mbështetje dhe leje është Irani. Huthët do të paguajnë çmimin e lartë, ndërsa ne do të mbrohemi me gjitha forcat dhe resurset e nevojshme për ta mbajtur sigurinë e Izraelit.”, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.
 
“Forcat mbrojtëse izraelite sulmuan dhe njëherit seriozisht i dëmtuan portet në Jemen të cilët janë nën kontroll të organizatës teroristike Huthi. Nëse ata vazhdojnë duke qëlluar raketa drejt Izraelit dhe ata do të pësojnë. Do të vazhdojmë të mbrohemi nga çdo armik I yni.”, tha ministri i mbrojtjes së Israelit, Israel Katz.
 
Liderët arab dënojnë ashpër politikat izraelite. Në samitin e 34 - të të Ligës arabe në Bagdad, liderët rajonal u përbetuan se do të japin maksimum për t’i dhënë fund luftës dhe për ta ripërtëritur Rripin e Gazës. Paralajmërojnë Izraelin, se ofensivat e fundit, po vënë në pikëpyetje të gjithë sigurinë në rajon dhe më gjerë.
 
“Politika e papërgjegjshme dhe agresive e Izraelit në Palestinë, Siri dhe Liban e shtyn gjithë rajonin në konfrontime. Kjo është një politikë që synon përshkallëzimin e tensioneve në të gjitha frontet, duke i dhënë të “drejtë” Izraelit të nxisë konflikte kudo. Prandaj, ne ashpër e dënojmë këtë politikë të dhunës izraelite.”, tha sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe, Ahmed Abdul Geit.
 
Mediat botërore shkruajnë se në sulmet e fundit forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë se 200 të tjerë. Qeveria izraelite tashmë dy muaj është duke e bllokuar edhe ndihmën humanitare për enklavën, derisa organizatat humanitare ndërkombëtare paralajmërojnë për pasoja të mëdha katastrofike humanitare.
 
REXHEP QAMILI