Ekonomi

“Shahterm” vendos gurthemelin në Shkup, pritet të hap rreth 500 vende të reja pune

17.05.2025 16:01

Kompania turke e prodhimit të teknologjisë Shahterm vendosi themelet në Zonën Zhvillimore Teknologjiko Industriale në Shkup...

Kompania turke e prodhimit të teknologjisë Shahterm vendosi themelet në Zonën Zhvillimore Teknologjiko Industriale në Shkup. Kompania do të bëj prodhimin e pjesëve të teknikës së bardhë dhe aparateve elektrike. Faza e parë e investimit me 25 milion euro do të sjellë 200 vende të reja të punës, ndërkaq planifikohet që investimi të kushtojë 50 milion euro me mbi 500 punësime.
 
“Kompania ime në këtë vend është e orientuar kah eksporti. Unë këtu nuk kam treg për prodhimet e kompanisë, por dua që prodhimet e mia ti eksportoj 100% dhe të kontribuoj që Maqedonia të përfitoj financiarisht.”, u shpreh drejtori i kompanisë Shahterm, Faruk Shahin.
 
Kjo është fabrika e parë të cilën kompania Shahterm e ndërton jashtë Turqisë, pas funksionimit 40 vjeçar në treg. Përpos përfitimeve financiare investimi pritet të jetë edhe qendër innovative.
 
“Ky investim do të përfshijë edhe qendër për hulumtime dhe zhvillim, e cila dukshëm do të kontribuojë në avancimin e proceseve teknologjike dhe nxitjen e inovacioneve.”, u shpreh drejtori i zonës zhvillimore industriale, Goce Dimovski.
 
Qeveria investimin e shikon si tejet premtues për ekonominë e vendit.
 
“Ky është projekt i cili jo vetëm që do të zhvillojë ekonominë, por vërteton stabilitetin dhe përparimin e vendit tonë, me çrast do të sjellë në përforcimin e industrisë maqedonase dhe eksportit.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Shifrat ekonomike flasin se prodhimi industrial në mars të vitit 2025 është rritur në 5.2 % në nivel vjetor, krahasuar me marsin e vitit të shkuar. Investimet e huaja për vititn 2024-ër arritën 1 miliard e 255 milion euro me çrast e bënë Maqedoninë vendin me më shumë investime të huaja për kokë banori.
 
MERAL ISMAILI