Rajon

Shqipëri, Makron: Investoni në Shqipëri, në dy vite pjesë e BE

17.05.2025 16:16

Presidenti francez Emanuel Makron, gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar Nisma për Investime të Ardhshme...

Presidenti francez Emanuel Makron, gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar Nisma për Investime të Ardhshme, vlerësoi Shqipërinë si një vend stabël dhe të besueshëm, duke u bërë thirrje investitorëve që të mos e neglizhojnë potencialin e saj në rajon. Makron theksoi se Shqipëria ka dhënë rezultate konkrete dhe se, sipas tij, në dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
 
“Është mirë t’ju kesh në Evropë, ky është një vend stabël dhe i besueshëm, mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla. Jam shumë i lumtur që jeni këtu sepse këtu në Shqipëri, qartësisht keni pikën hyrëse në këtë rajon të Ballkanit, një pikë kyçe në Mesdhe dhe Evropë. Ndaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë – dhe nuk e them këtë vetëm sepse është miku im – por sepse ka rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke qenë se ka një mandat të qartë, do të jetë pjesë e BE-së,” tha Makron, raporton RTSH.
 
Më pas, presidenti francez foli më gjerësisht për sfidat dhe prioritetet e kontinentit europian, duke nënvizuar nevojën për një qasje të re strategjike dhe për investime të synuara në sektorë kyç si siguria, teknologjia e gjelbër dhe inteligjenca.