Botë

Sulm me dron në Ukrainë, vriten civil

17.05.2025 17:17

Aktivitetet luftarake në Ukrainë nuk kanë të ndalur....

Aktivitetet luftarake në Ukrainë nuk kanë të ndalur. Në një sulm nga ajri në veri lindje të Ukrainës ndaj një automjeti me civilë janë regjistruar të vrarë dhe të lënduar. Nuk kanë munguar as sulmet ndaj depove të municionit në Krime.
 
“Armiku ka vazhduar me shkatërimin e civilëve në rajonin e Sumit. Sulmi u realizua me një dron ndaj një autobusi me udhëtarë.”, tha Ihor Tkaçenko, kryesues i administratës ushtarake në Sumi.
 
“Autobusi ynë transportonte njerëz të cilët do të duheshin të evakuohen. Autobusi ishte I shënjuar sikurse një automjet I rëndomtë me shkonja të mëdha. Andaj nuk mund të thuhet se dikush ka bërë gabim apo ndonjë ngatëresë.”, thaJurij Zharko, kryetar i Billopilas.
 
Kremlini pohon takimin putin zelenski
 
Shkëmbimi I zjarrit vjen një ditë pas bisedimeve midis Moskës dhe Kievit në Stamboll. Të dyja vendet janë dekorduar që të krijojnë listë me kushtet për armëpushim dhe shkëmbimin e 1 mijë ushtarëve të marrë peng të të dyja palëve. Ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e një takimi Zelenski-Putin.
 
“Një takim I tillë si rezultat I punës së delegacioneve të dyja shteteve, është I mundur, por vetëm nëse arrihen rezultate të caktuara në formë të marrëveshjeve. Për ne me rëndësi është se kush do të nënshkruajë dokumentet nga pala ukrainase.”, Tha Dimitrij Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
 
Bisedimet në Stamboll ishin të parat, të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në tre vite e fundit, që nga nisja e luftimeve në territorin ukrainas.   
 
MERAL ISMAILI