Maqedoni

Zhduken dy persona nga Shkupi

13.05.2015 13:06

Dy persona nga Shkupi, S.S. (15) dhe S.M. (68) dje janë paraqitur nga familjet e tyre si të zhdukur...

Siç kumtoi MPB, S.S. e ka paraqitur nëna e saj N.S. (40) në stacionin policor "Çair", pasi vajza është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
 
Zhdukjen e S.M. e ka paraqitur e motra e tij K.M. (61) në stacionin policor "Karposh" pasi ai para 15 ditësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
 
Po ndërmerren masa për gjetjen e personave./mia