Maqedoni

Parashikimi i motit

18.05.2025 11:18

Mot me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare....

Moti sot do të jetë i kthjellët dhe më i freskët në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende në pjesët perëndimore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimor. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 7°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 19 deri 26°C.
 
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë të ndryshueshme.