Maqedoni
Një pjesë e madhe e Maqedonisë mbeti pa energji elektrike
18.05.2025 11:34
Një pjesë e madhe e Maqedonisë mbeti pa energji elektrike gjatë natës së kaluar....

Një pjesë e madhe e Maqedonisë mbeti pa energji elektrike gjatë natës së kaluar. Nga EVN thonë se bëhet fjalë për një defekt të madh.
Nuk ka energji elektrike në Koçan, Prilep, Shkup, Gjevgjeli, Shtip, Kumanovë.
Disa nga qytetarët e Shkupit kanë raportuar se kanë përsëri energji elektrike që nga mëngjesi i sotëm. Gjatë ditës pritet që EVN të informojë për natyrën dhe përmasat e problemit.
