Maqedoni
Përfshihet në flakë automjeti i gazetarit Triçkovski
13.05.2015 13:20
Policia sot në mëngjes rreth orës pesë ka marrë inormacion se është djegur një automjet motorik udhëtimi "Renxh Rover"...

Policia sot në mëngjes rreth orës pesë ka marrë inormacion se është djegur një automjet motorik udhëtimi "Renxh Rover" me targa Shkupi, pronë e gazetarit Branko Triçkovski.
Sipas MPB-së, automjeti është djegur në bulevardin "ASNOM" nga shkaqe tani për tani të panjohura.
Nga zjarri është përfshirë edhe një automjet "Opel Astra" me targa të Shkupit.
SPB Shkup kryen ekspertizë në vendngjarje dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit./mia
