Botë
Rusia lëshoi 273 dronë drejtë Ukrainës, Zelenski kërkon presion më të madh ndaj Rusisë
18.05.2025 14:58
Rusia lëshoi drejt Ukrainës 273 dronë, gjatë 24 orëve të fundit, duke sulmuar Kievin dhe rajonin e Sumit...

Rusia lëshoi drejt Ukrainës 273 dronë, gjatë 24 orëve të fundit, duke sulmuar Kievin dhe rajonin e Sumit në përmasa të mëdha. Ka të vdekur, të lënduar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha të infrastrukturës ukrainase, informojnë autoritetet ukrainase. Presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenski në takimin e fundit me kryeministrin kanadez Mark Karni kërkoi më shumë presione dhe sanksione ndaj Rusisë dhe shkëmbimin e pengjeve në një numër të barabartë mes të dyja vendeve.
“Mendojë se vendimi për shkëmbimin e pengjeve ushtarake është shumë i rëndësishëm dhe sigurisht se duhet të arrijmë armëpushim dhe paqe sa më shpejt që të jetë e mundur. Për këtë arsye duhet të bëjnë presion mbi të, më shumë presione më shumë sanksione ndaj tij.”, u shpreh presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenski.
“Populli kanadez e mbështet udhëheqësin tuaj dhe popullin ukrainas. Ne e admirojmë atë që po bëni ju. Po ju admirojmë për përkushtimin tuaj drejt paqes, dhe theksojmë se nuk mund të ketë paqe, pa pasur mbështetje të plotë dhe pjesëmarrje të Ukrainës. E keni mbështetjen tonë absolute.”, tha kryeministri i Kanadasë Mark Karni.
I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit rus Vladimir Putin duke u’a bërë me dije gjithë faktorit ndërkombëtarë, se Moska ka fuqi dhe resurse të mjaftueshme për të përmbyllur me sukses operacionin e filluar ushtarak ndaj Ukrainës. Në intervistën e tij të fundit të dhënë për një televizion rus, Putin tha se qëllimet e Moskës janë të qarta dhe kanë të bëjnë me eliminimin e shkaqeve të kësaj krize, krijimin e kushteve për të arritur paqe afatgjatë dhe sigurinë ruse.
Trump: Të hënën bisedojë me Putinin dhe Zelenskin
Presidenti i ShBA-së Donald Trump të hënën do të bisedojë me Putinin dhe Zelenskin për t’i bind ata se është koha për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Të hënën në orën 10 të mëngjesit do të bisedojë me Putinin. Temat e bisedës do të jenë, ndalimi i “gjakderdhjes” që vret, mesatarisht, më shumë se 5.000 ushtarë rus dhe ukrainas në javë. Pastaj do të bisedojë me Presidentin Zelenski dhe me disa anëtarë të tjerë të NATO-s. Shpresojë se nesër do të jetë ditë produktive dhe do të vendoset armëpushim për këtë luftë të ashpër, e cila asnjëherë nuk duheshte të ndodhë. Lufta duhet të përfundojë.”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
Sulmet e fundit ndodhën pas bisedimeve direkte për paqe mes Kievit dhe Moskës në Stamboll më 16 maj, të cilat nuk rezultuan me sukses, pasi Ukraina akuzoi Rusinë për kërkesa “të papranueshme”.
REXHEP QAMILI
