Maqedoni

Aksione policore, arrestime për marihuanë dhe shkelje në trafik

18.05.2025 15:15

Policia me arrestime në aksione anti drogë por edhe të shkeljeve në trafik....

Policia me arrestime në aksione anti drogë por edhe të shkeljeve në trafik. Në dy ndërhyrje të ndara janë arrestuar katër persona. 
 
Në fshatin Bansko rrethinat e Strumicës ka privuar nga liria një 36 vjeçar. Pas bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur më shumë pako marihuanë. Pas bashkëbisedimit me të është konstatuar se substancat narkotike kanë qenë në bashkëpronësi me një 20 vjeçar të cilin policia gjithashtu e ka vënë në pranga. 
 
Gjatë një kontrolli të një automjeti të një qytetari 20 vjeçar të Gjevgjelisë është gjetur një kuti me marihuanë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur më shumë fara të bimës kanabis, marihuanë dhe peshore dixhitale. 
Ndërhyrje policore ka pasur edhe në një kazino në qendër të Shkupit, me çrast është arrestuar një 33 vjeçar, i cili ka sulmuar të punësuarën në kazino. Tek ai është gjetur marihuanë.
 
Në kontrollet e vazhdueshme në trafik, uniformat blu kanë ndaluar dhe privuar nga liria dy persona. Njëri nga banor i Koçanit është marrë në polici pasi kishte drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit nëpër rrugët e Kavadarit. Ndërkohë një drejtues tjetër makine në Resnje jo vetëm se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, por nuk kishte poseduar patent shoferi.
 
MERAL ISMAILI