Maqedoni

Tragjedia në Koçan, “Suport Koçani”: I harruan viktimat

18.05.2025 16:20

Vullnetari në Asociacionin “Suport Koçani” Marko Dimitriev thotë se rasti i Koçanit më nuk është në fokus siç ka qenë në fillim....

Vullnetari në Asociacionin “Suport Koçani” Marko Dimitriev thotë se strategjia e fundit e publikimit të fotografive të të lënduarve në diskotekën “Puls” në Koçan, në opinion, është vetëm një alarm për të tërhequr vëmendjen e institucioneve për t’i ndihmuar të lënduarit. Ai në intervistën e dhënë për Radio Evropën e Lirë tha se rasti i Koçanit më nuk është në fokus siç ka qenë në fillim. Shprehet i brengosur, pasi që siç thotë mbi 50 fëmijë në Koçan kanë nevojë për pajisje specifike për t’i kuruar plagët e marra nëpër trup.
 
“Të lënduarit momentalisht kanë nevojë të madhe për ndihmë, ndërsa ato fotografi të cilat ne i pranuan dhe i publikuam, nuk janë prej të lënduarve më serioz, por janë prej atyre që janë më mesatarisht të lënduar në këtë fatkeqësi. Për momentin në Koçan ka mbi 50 fëmijë që kanë nevojë për rikuperim, ndihmë dhe për sanimin e nishaneve. Ne biseduam me disa njerëz në Holand, Gjermani dhe Bullgari për të na siguruar veshje kompresive për këto fëmijë, siç janë doreza, veshje për këmbë, gjoks, fytyrë, qafë dhe llastiqe, dhe këto janë disa gjëra ndihmëse që u nevojitet atyre për t’u kuruar sa më shpejtë.”, u shpreh vullnetari në Asociacionin “Suport Koçani” Marko Dimitriev.
 
Nga ky asociacion thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë ndihmë institucionale për të lënduarit dhe familjarët e viktimave, do të përpiqen të jenë “dorë e zgjatur” e institucioneve, duke kontribuar jo vetëm me grumbullimin e mjeteve financiare për këta njerëz, por për t’u  shëndoshur ata  në tërësi. 
 
REXHEP QAMILI