Rajon

Marrëdhëniet Shqipëri – Itali, marrëveshja për pensionet më 1 qershor

18.05.2025 16:45

Nga data 1 qershor 2025 do të nisë zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë...

Nga data 1 qershor 2025 do të nisë zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila u dakordësua më herët mes dy vendeve.
 
Ky konfirmim vjen vetëm dy ditë pas Samitit të VI-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja italiane Xhiorxhia Meloni. Dokumenti i sjellë nga pala italiane shënon përmbylljen e procesit ligjor dhe hap rrugën për përfitime konkrete për qytetarët.
 
“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, ka shkruar kryeministri I Shqipërisë Edi Rama në "Facebook". 
 
Kjo marrëveshje do të lejojë njohjen reciproke të viteve të punës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke u siguruar qytetarëve shqiptarë në Itali të drejtën për të marrë pensione sipas legjislacionit përkatës.