Botë

Rumunët votojnë për president, kundërshtime radikale mes kandidatëve

18.05.2025 17:07

Rumunët masivisht kanë votuar për presidentin e ardhshëm të vendit të tyre....

Rumunët masivisht kanë votuar për presidentin e ardhshëm të vendit të tyre. Zgjedhja po bëhet midis kandidatit George Simion një euroskeptik i së djathtës ekstreme dhe kandidatit të pavarur centrist Nikusor Dan. Zgjedhja e presidentit të ardhshëm vulos edhe orientimin politik të këtij vendi anëtarë të BE-së. 
 
Anketat e fundit flasin për një garë të ngushtë midis kandidatit Simion i cili në raundin e parë fitoi mbi 40% të votave, ndërkaq oponenti i tij Dan i cili kishte më shumë se 20%. Të dy kandidatët shfrytëzuan të drejtën e votës.
 
“Votova kundër padrejtësisë që po i bëhet popullit rumun, kundër pabarazisë dhe nënçmimit që përjetuan motrat dhe vëllezërit tonë, këtu dhe në jashtë vendit. Votova kundër keqpërdorimit, varfërisë dhe atyre që na injorojnë të gjithë neve. Votova për të ardhmen tonë, për të cilën duhet të vendosin vetë rumunët.”, tha kandidati për president George Simion.
 
“Kjo nuk është fushata e parë. Asnjëherë nuk bëj parashikime paraprakisht. Rumunët do të vendosin. Ekziston shpresë e madhe për ndryshime sistematike. Gjithçka varet se çfarë do të ndodh sot.”, kandidati për president Nicusor Dan.
 
Korrupsioni I thellë në vend ka ndikuar në ndryshimet në skenën politike në vend, gjegjësisht uljes së besimit tek partitë djathtiste. Pjesa më e madhe e rumunëve kërkojnë ndryshime tektonike.
 
“Dua të ndryshojë gjithçka, të ikin këta politikanë dhe të mos dëgjojë më shumë për ata. Dua të ndryshojë sistemi.”, u shpreh një banor rumun.
 
“Gjithë jetës kam votuar dhe kam pasur shpresë se diçka do të ndryshojë. Por shumë pak është bërë, jam I zhgënjyer.”, u shpreh një banor rumun.
 
Skena politike në Rumani ndryshoi vitin e kaluar, kur gjykatat më e lartë shfuqizoi zgjedhjet paraprake, pasi fitoren në raundin e parë e rrëmbeu djathtisti Kalen Georgesku. Gjykata fajësoi për shkelje zgjedhore dhe ndërhyrje ruse në votime.
 
MERAL ISMAILI