Maqedoni

Komunikacioni po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata

19.05.2025 09:09

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar....

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes fushave, luginave të lumenjve dhe kanioneve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet: Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.