Maqedoni
PPD: Dorëheqjet, hap i domosdoshëm, të formohet qeveria kalimtare
13.05.2015 13:27
Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se dorëhjeqjet e ministrave Jankullovska, Janakievski dhe funkcionarëve tjerë qeveritarë...

Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se dorëhjeqjet e ministrave Jankullovska, Janakievski dhe funkcionarëve tjerë qeveritarë edhe pse si hap është vonuar është hap i domosdoshëm për ta tejkaluar krizën e rëndë politike që me muaj të tëra mbizotëron skenën politike në Maqedoni.
PPD konsideron se një qeveri kalimtare e koalicionit të zgjëruar ku ministër i brendëshëm duhet të jetë një profesionalist pa asnjë njollë partiake do të ishte fillimi i zgjidhjes së krizës epilogu i së cilët do të ishte mbajtja e të parakohëshme parlamentare, të lira dhe demokratike.
PPD edhe njëherë përsërit dhe kërkon një hetim të pavarur dhe ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.
