Rajon

Dështoi tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19.05.2025 11:44

Në Kuvendin e Kosovës dështoi përpjekja e 18-të me radhë për konstituimin e institucionit ligjvënës....

Në Kuvendin e Kosovës dështoi përpjekja e 18-të me radhë për konstituimin e institucionit ligjvënës.
 
Vazhdimi i sotëm ishte i njëjtë me vazhdimet e mëparshme. Përsëri kishte tentim nga Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hok për votim të fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim. Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 21 maj, në orën 11:00.