Rajon
Shqipëri, vijon procesi i numërimit të votave të diasporës
19.05.2025 14:38
Mes akuzash nga Partia Demokratike po vijon procesi i numërimit të votave të diasporës në Shqipëri....

Mes akuzash nga Partia Demokratike po vijon procesi i numërimit të votave të diasporës në Shqipëri. Kanë mbetur ende pak vota që të numërohen, por PD-ja i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos shpallë asnjë rezultat, por të bëjë një audit me ekspertë të pavarur.
Nga ana tjetër, 11 kandidatë për deputetë nga forca të ndryshme politike i kërkojnë KQZ-së t’i vënë në dispozicion pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Kandidatët kërkojnë të sigurohet se në procesin e numërimit nuk ka pasur parregullsi të mundshme të votave që mund t’i jenë hequr, duke i lënë pa mandat në garën me kolegët brenda partisë në listë të hapur.
Përveçse në rang kombëtar, Partia Socialiste vijon të udhëheqë ndjeshëm edhe në votën e diasporës, duke marrë rreth 61 për qind të tyre.
LULJETA NDOKA
