Maqedoni

Sistem i ri elektronik në burgje, kontrollohen lëvizjet e të burgosurve me GPS

19.05.2025 15:31

Në funksion do të vihen hallkat elektronike për vuajtjen e dënimit me burg shtëpiak...

Në funksion do të vihen hallkat elektronike për vuajtjen e dënimit me burg shtëpiak, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Alekandar Pandov. Ai sqaroi se hallkat janë të lidhura me sistemin GPS dhe me softuer qendror për monitorim 24 orë përmes tyre do të ndiqet lëvizja e të burgosurve, me, siç tha, gjeo-kufij të saktë për lëvizje, përderisa çdo parregullsi automatikisht do të evidentohet dhe sinjalizohet.
 
“Për momentin në këmbën time e mbaj hallkën dhe e testuam nëse punon. Nëse largohesh nga perimetri apo nëse e lëvizni ruterin, hallka tregon të kuqen dhe sinjalizon. Nga DES më pas i paraqiten personit të dënuar, sepse në secilin ruter ka sim-kartelë. Nëse ai nuk paraqitet, ka të drejtë dikujt të afërt me të t’i paraqitet. Nëse edhe ai nuk paraqitet, paraqitemi në polici. Besoj se personi që do të pajiset me këtë hallkë nuk do t’i lejojë vetes ta keqpërdorë.”, - deklaroi drejtori i Administratës për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. 
 
Pandovi theksoi se në suaza të Drejtorisë për Sanksione është formuar sektor për mbikëqyrje elektronike, i cili do të mbikëqyrë nëse i burgosuri largohet nga perimetri. Sipas Pandovit, qëllimi i hallkave elektronike është të ulet stërngarkimi në burgjet e vendit, ku dënimin me burg e vuajnë gjithsej 2.300 të burgosur dhe 400 në paraburgim. Për momentin 60 persona janë aplikues për marrje të hallkave elektronike.
 
ABIBE QAILI