BDI demanton “sulmin” ndaj shtëpisë së Ali Ahmetit

13.05.2015 13:52

BDI ka demantuar lajmet e plasuara në disa media për kinse sulm ndaj shtëpisë së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti...

BDI  e konsideron këtë lajm si një e   pavërtetë apsolute që ka per qëllim dëmtimin e interesit shqiptar në vend, në këtë kohë të ndieshme.

Këto dezinformata plasohen nga portale që gjatë gjithë kohës ishin instrument i nxitjes dhe manipulimit të qytetarëve shqiptar për qëllime që vetëm ato i dinë por në esencë kanë qëllime antishqiptare. 

Gjithashtu nformojmë se ato do thiren në pergjegjësi kurse njëkohësisht ftojmë qytetarët që ti injorojnë duke ju dhënë porosi se manipulimet dhe qëllimet e tilla nuk kalojnë, thuhet në komunikatën e BDI-së.