Maqedoni

MPB konfirmon identitetin e 3 te vrareve, të vrarë Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj dhe Nusret Kaleshi

13.05.2015 13:56

Ministria e Punëve të Brendshme ka verifikuar identitetin e 3 pesonave te vrarë në aksionin e fundit në Kumanovë...

MBP ka konfirmuar vdekjen e Mirsad Ndrecajt i njohur si komandat “NATO” , Beg Rizaj komandant “BEGU” nga Kosova dhe Nusret Kaleshi , shtetas i Maqedonisë.
 
”Pas përfundimit të obduksionit të personave  te vdekur MPB përmes repartit të Byrosë së Interpolit në Shkup  e filloi procedurën për verifikimin e indentitetit të tyre ku përmes Interpolit është verifikuar identiteti i 2 personave të cilët janë shtetas të huaj. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecaj i lindur më  17 .06 1979 në Kosovë i njohur si komandant NATO”.  Personi i dytë  i verfikuar është Beg Rizaj i njohur si komandant “Begu” i lindur më 25.12 1977  në Kosovë.Gjithashtu është konfirmuar identiteti i personit  të tret Nusret Kaleshi  i cili është shtetas i Maqedonisë. Përmeës Interpolit morëm të dhëna për Sami Ukshini , i ashtuquajturi komandant Sikoli, i cili ëhstë në mesin  e të arrestuarve”, shprehet zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
 
MPB vazhdon me identifikimin e trupave tjerë të të vrarëve në Kumanovë por edhe për identifikimin e personave të arrestuar për të cilat ekziston dyshim se nuk janë nënshtetas të Maqedonisë. 
 
REXHEP QAMILI