Maqedoni
Parashikimi i motit
20.05.2025 08:58
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Nga fundi i ditës, vranësirat do të shtohen.
Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 4 deri në 12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 20 deri në 28°C.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa nga fundi i ditës pritet shtim i vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të bjerë në 8°C, ndërsa maksimale do të arrijë në 28°C.
