Maqedoni
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 49-të plenare
20.05.2025 09:18
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 49-të plenare, me gjithsej 11 pika në rend dite....

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 49-të plenare, me gjithsej 11 pika në rend dite.
Para deputetëve, në lexim të dytë janë: Propozim-vendimi për dhënien e autorizimit për lidhjen e një marrëveshjeje të veçantë kolektive, Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për punët e jashtme, si dhe Propozim-ligji i plotësuar për angazhimin e personave në punë.
Në lexim të parë janë: Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për gjahun dhe gjuetinë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për fitofarmaci, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimi në vendin e punës, Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mjedisin jetësor, Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor, Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë dhe Propozimi për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit për letra me vlerë.
