Maqedoni
Propozim-ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale në Komisionin për vetëqeverisje lokale
20.05.2025 09:38
Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale është në rend dite...

Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale, në lexim të dytë, është në rend dite të Komisionit kuvendor për vetëqeverisje lokale.
Me ndryshimet propozohet mundësia për shkarkimin e kryetarit të komunës përmes referendumit, si dhe krijimi i të ashtuquajturës "polici komunale" në nivel komune. Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien e kryetarëve të komunave, këshillave komunalë dhe shërbimeve komunale, dhe janë të orientuara edhe drejt parandalimit të korrupsionit dhe dixhitalizimit të shërbimeve komunale.
Për këtë propozim-ligj janë paraqitur gjithsej 17 amendamente nga propozues të autorizuar.
