Botë
Vijojnë sulmet mbi Gazë, shtohet presioni ndërkombëtar mbi Izraelin
20.05.2025 11:29
Forcat izraelite bombarduan Gazën, duke vrarë të paktën 50 persona që nga mesnata

Forcat izraelite bombarduan Gazën, duke vrarë të paktën 50 persona që nga mesnata, pasi ushtria u urdhëroi palestinezëve në qytetin jugor të Kan Junisit të largohen përpara një “sulmi të paparë”.
Ndërkohë udhëheqësit e Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kërcënojnë të ndërmarrin "veprime konkrete" kundër Izraelit, nëse ky i fundit nuk i jep fund ofensivës së tij të ripërtërirë në Gazë, ndërsa 22 vende i kërkojnë Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave në enklavën e rrethuar. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i hedh poshtë thirrjet dhe premton të vazhdojë ofensivën, e cila përfshin plane që Izraeli të marrë kontrollin e të gjithë Gazës. Lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë të paktën 53.475 palestinezë dhe ka plagosur 121.398 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
