Maqedoni
Qoku: Do të rritet numri i deputetëve
20.05.2025 11:48
Grupi parlamentar VLEN numëron nëntë deputetë, por ky numër ditëve në vijim do të rritet...

Grupi parlamentar VLEN numëron nëntë deputetë, por ky numër ditëve në vijim do të rritet. Këtë e paralajmëron koordinatori i grupit parlamentar VLEN, Bekim Qoku, i cili u bën thirrje deputetëve që t’i bashkohen koalicionit VLEN, sidomos kolegëve që janë mandatarë nën koalicionin VLEN për t’i për të vazhduar sipas tij, ndryshimi rrënjësor në shoqëri.
“Po e shfrytëzoj këtë rast, t’ju drejtojmë atyre 107.000 votuesve që dhanë votën e tyre për koalicionin VLEN, se ne deputetët këtu vazhdojmë t’i mbetemi besnik marrëveshjes që e kemi bërë me ta më 8 maj 2024 dhe se jemi konsistent e të palëkundur ndaj përcaktimeve programore dhe premtimeve elektorale me të cilat jemi mandatuar për të qenë përfaqësuesit e tyre dhe të popullit. Andaj u bëjmë thirrjen më të sinqertë dhe më të përzemërt edhe deputetëve tjerë shqiptarë, sidomos kolegëve që janë mandatuar nën koalicionin VLEN, që në këto kohëra vendimtare për vendin, t’i bashkohen këtij grupi për të vazhduar deri në fund amanetin e atyre qytetarëve që ua dhanë besimin dhe shpresën e tyre për sloganin “Ndryshimi VLEN”.”, - deklaroi koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku.
