Maqedoni

Drejtoria e Doganave, 85 kallëzime penale të ngritura për pesë muaj

20.05.2025 15:26

Drejtori i Doganave, Boban Nikolovski, informoi se me kontrolle të intensifikuara në muajt e fundit...

Drejtori i Doganave, Boban Nikolovski, informoi se me kontrolle të intensifikuara në muajt e fundit, Administrata Doganore ka punuar për eliminimin e krimeve që përfshijnë automjete të përdorura, abuzime dhe mashtrime doganore që përfshijnë importin e ushqimit për të shmangur pagesën e detyrimeve dhe për të gjitha janë ngritur akuza përkatëse. 
 
"Këtë vit, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Departamenti i Hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve kanë ngritur 41 kallëzime penale kundër 32 personave juridikë dhe 118 individëve për krime të kryera me 140 automjete. Dëmi i drejtpërdrejtë i shkaktuar buxhetit të Maqedonisë nga shmangia e pagesës së detyrimeve arrin në 14.7 milionë denarë ose 239 mijë euro.", - deklaroi drejtori i doganave, Boban Nikolovski. 
 
Në një rast tjetër, ata zbuluan se një importues, me ndihmën e një agjenti doganor, kishte importuar makina mes  viteve 2022 dhe 2024 dhe kishte përdorur të dhëna të rrejshme, me qëllim që të shmangte pagesën e detyrimeve ndaj shtetit në vlerë prej 1.6 milion denarësh. Në këtë mënyrë, ai arriti të importonte gjithsej 34 makina. 
 
“Bëhet fjalë për 34 makina, me një vlerë totale prej 145.251 eurosh, ku të dyshuarit i kanë deklaruar makinat gjatë zhdoganimit si automjete për transportin e mallrave, me qëllim që të shmangin pagesën e taksës së automjeteve. Për këtë rast, janë mbledhur edhe 1.6 milionë denarë shtesë dhe janë ngritur kallëzime penale kundër dy personave juridikë dhe dy personave fizikë.”, - theksoi drejtori i doganave, Boban Nikolovski. 
 
Nikollovski tha gjithashtu se në pikën kufitare Pelince, ku me vite nuk kishte të dhëna për ndonjë vepër penale doganore që përfundoi me kallëzim penal, është parandaluar një përpjekje për kontrabandë ari dhe argjendi me vlerë 2.4 milionë denarë ose 39 mijë euro.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI